Menaxhimi i kohës është një çështje problematike për shumë prej jush me siguri. Të menaxhoni kohën është shumë e nevojshme, pasi kryhen të gjitha detyrat, ndërkohë që ju ndiheni të lumtur dhe të pastresuar. Nëse ndieni vështirësi në menaxhimin e kohës, këto tre këshilla do t’ju vijnë në ndihmë!
1. Përfundoni së pari detyrat më të rëndësishme
Ky është rregulli i artë i menaxhimit të kohës. Çdo ditë, identifikoni dy ose tre detyrat që janë më vendimtare për të përfunduar dhe bëni ato të parat. Pasi të keni mbaruar, dita tashmë ka qenë e suksesshme. Mund të kaloni në gjëra të tjera, ose mund t’i lini të presin deri nesër. Keni mbaruar ato thelbësoret.
2. Mësoni të thoni “jo”
Marrja e shumë angazhimeve në të njejtën kohë mund të ngatërrojë planin e ditës dhe në fund mos të arrini të bëni asgjë. Në një moment, ju duhet të mësoni të refuzoni mundësitë. Objektivi juaj duhet të jetë që të merrni përsipër vetëm ato angazhime për të cilat e dini se keni kohë dhe për të cilat kujdeseni vërtet.
3. Flini të paktën 7-8 orë
Disa njerëz mendojnë se sakrifikimi i gjumit është një mënyrë e mirë për të rritur produktivitetin dhe për të patur disa orë shtesë gjatë ditës. Kjo nuk është e drejtë. Shumica e njerëzve kanë nevojë për 7-8 orë gjumë që trupi dhe mendja e tyre të funksionojnë në mënyrë optimale. Dëgjoni trupin tuaj dhe mos e nënvlerësoni vlerën e gjumit./Katror.info