Nga ky brez politikanësh është e pritshme të dalë të paktën një deputet në Parlamentin e Zvicrës. Por kjo varet edhe nga masiviteti i daljes në zgjedhje i shqiptarëve me të drejtë vote
Data e zgjedhjeve për Parlamentin Federal të Zvicrës është fare afër: më 22 tetor. Sikur edhe disa palë zgjedhje të mëparshme, pjesëmarrja në to e politikanëve me rrënjë shqiptare ka qenë temë e mprehtë për komunitetin shqiptar, për vetë faktin e pranisë së madhe të shqiptarëve në Zvicër. Këtë vit, kjo temë është bërë edhe më “ndezëse”, sepse tashmë është pjekur një brez i politikanëve shqiptaro-zviceranë që ka fituar një prani dhe respekt në politikën zvicerane.
Nisur nga shumë premisa që janë trajtuar në vazhdimësi në shkrimet e albinfo.ch, nga ky brez i suksesshëm pritet të dalë të paktën një deputet në Parlamentin e kësaj legjislature.
Por, nëse do të jetë kështu, përveç nga performanca e kandidatëve, shumëçka varet edhe nga masiviteti i pjesëmarrjes në votim e shqiptarëve me të drejtë vote.
Albinfo.ch ka identifikuar këta kandidatë me prejardhje shqiptare dhe nga Kosova, që kanë paraqitur kandidaturën e tyre për zgjedhjet e pritshme parlamentare. Në vazhdim, lista e kandidatëve sipas rendit alfabetik të kantoneve prej nga vijnë ata./albinfo.ch/Katror.info









