Një ekspert i Apple ka zbuluar se cili zakon i shpeshtë i përdoruesve ndikon në konsumin më të lartë të baterisë.
Nëse jeni një nga ata njerëz që rregullisht “rrëshqitni” lart aplikacionet që përdornin më parë për t’i “mbyllur” ato, duhet ta ndaloni këtë praktikë.
Aplikacionet e hapura në sfond janë në thelb “të ngrira”, që do të thotë se nuk konsumojnë bateri ose memorie shtesë dhe duhet të lihen të hapura, thonë ekspertët. “Gabimi më i madh për iOS është të mbyllësh aplikacionet në sfond që nuk po i përdor”, shkroi eksperti i Apple John Gruber në blogun e tij Daring Fireball.
“Shumë njerëz mendojnë se aplikacionet në sfond përdorin pa nevojë ciklet RAM dhe CPU, duke dëmtuar performancën dhe duke e zbrazur baterinë. Por iOS nuk funksionon kështu,” shpjegoi ai.
“Aplikacionet e sfondit janë në mënyrë efektive “të ngrira”, duke kufizuar aktivitetin e tyre në sfond dhe duke çliruar RAM-in që ato kanë përdorur. iOS është me të vërtetë, shumë i mirë në këtë. Është aq mirë sa ç’ngrirja e një aplikacioni të ngrirë më parë kërkon shumë më pak CPU (dhe fuqi ) në vend të rifillimit të një aplikacioni që u mbyll me forcë,” thotë Gruber.
“Jo vetëm që mbyllja me forcë e aplikacioneve tuaja nuk ndihmon, por në fakt dëmton. Jetëgjatësia e baterisë do të jetë më e dobët nëse mbyllni me forcë aplikacionet në sfond,” pohon ai.
Dhe sipas Apple, aplikacionet duhet të mbyllen “me detyrim” vetëm kur bllokojnë për ndonjë arsye. /Katror.info