Kryeqyteti i Austrisë zë vendin e parë të nderuar sipas sondazhit të vitit 2023 të firmës konsulente globale Mercer për cilësinë e jetës për të huajt. Pjesëmarrësit në hulumtim theksojnë se kryeqyteti austriak tërheq me kulturën dhe ndërtesat e tij.
Qyteti zviceran i Cyrihut, në vendin e dytë, u vlerësua për stabilitetin politik dhe infrastrukturën e cilësisë së lartë. Në anën tjetër të botës, Auckland zuri vendin e tretë për standardin e lartë të kujdesit shëndetësor dhe kulturës.
Qyteti-shteti i Singaporit është vendi aziatik i renditur më lart në pozitën e 29-të. Hong Kongu është në vendin e 77-të nga gjithsej 241 destinacione.
Këto janë qytetet më të mira për emigrantët
1. Vjenë, Austri
2. Cyrih, Zvicër
3. Auckland, Zelanda e Re
4. Kopenhagë, Danimarkë
5. Gjenevë, Zvicër
6. Frankfurt, Gjermani
7. Mynih, Gjermani
8. Vankuver, Kanada
9. Sydney, Australi
10. Dyseldorf, Gjermani
Qytetet në fund të listës janë
241. Khartoum, Sudan
240. Bagdad, Irak
239. Bangui, Republika e Afrikës Qendrore
238. Sanaa, Jemen
237. Port-au-Prince, Haiti
236. N’Djamena, Çad
235. Damask, Siri
234. Ouagadougou, Burkina Faso
233. Tripoli, Libi
232. Brazzaville, Republika e Kongos, shkruan Bloomberg.
Janë analizuar më shumë se 450 qytete në mbarë botën. Janë shqyrtuar një sërë faktorësh, duke përfshirë mjedisin politik dhe social, shëndetin, arsimin, rekreacionin dhe strehimin.
“Shumë punonjës po rivlerësojnë prioritetet e tyre dhe po vlerësojnë cilësinë e jetës që u ofrohet atyre dhe familjeve të tyre në vendet ku ata jetojnë dhe punojnë,” thotë Yvonne Traber, kreu global i firmës konsulente. /Katror.info