Prodhohet vetëm në një ishull të largët të Zelandës së Re, mund të transportohet vetëm me helikopter dhe një kavanoz i vogël që mban vetëm 230 gramë prej tij, kushton rreth 2000 euro.
Po flasim për mjaltin më të rrallë në botë, që prodhohet nga bima manuka.
Ky mjaltë konsiderohet si elikziri i shëndetit dhe mund të konsumohet si çdo mjaltë tjetër: duke lyer bukën ose duke e hedhur në çaj.
Peroksidi i hidrogjenit i jep shumicës së mjaltit cilësinë e tij antibiotike. Por disa lloje, duke përfshirë mjaltin Manuka, kanë gjithashtu cilësi unike antimikrobike.
Një nga përbërësit kryesorë antibakterialë të mjaltit Manuka është një përbërës i quajtur metilglioksal (MGO). MGO vjen nga konvertimi i një përbërësi tjetër në mjaltin Manuka të njohur si dihidroksiaceton (DHA), një përqendrim i lartë i të cilit gjendet në nektarin e luleve Manuka.
Sa më i lartë të jetë përqendrimi i MGO, aq më i fortë është efekti antibakterial. /Katror.info