Danimarka, Finlanda, Zelanda e Re dhe Norvegjia janë vendet më pak të korruptuara në botë, sipas “Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit” të publikuar sot nga organizata “Transparency International”.
Gjermania mbetet në vendin e nëntë në renditje, e cila bazohet në vlerësimet e drejtuesve, ekspertëve dhe institucioneve.
Indeksi vjetor i Perceptimit të Korrupsionit përmbledh të dhëna dhe gjetje nga 12 institucione të pavarura që janë të specializuara në analizën e qeverisjes dhe klimës së biznesit.
Burimet përfshijnë studime dhe sondazhe nga Fondacioni gjerman “Bertelsmann”, Banka Afrikane e Zhvillimit dhe Forumi Ekonomik Botëror.//atsh/Katror.info