Basketbollisti i njohur amerikan dhe ylli i NBA-së, Kevin Durant është bërë pjesë e lojës “Call of Duty”.
Durant është njeriu i radhës i famshëm që shfaqet në lojën Call of Duty, respektivisht në lojërat me shumë lojtarë Modern Warfare 2, Warzone 2.0 dhe Call of Duty Mobile, shkruan Katror.info.
Përveç Durant, të cilin do të jenë në gjendje të zgjedhë në lojë, lojtarët do të kenë në dispozicion dy armë të reja, një hartë të re “6 vs. 6” dhe disa përmirësime të reja.
Gjëja që duhet theksuar është se Durant do të jetë i disponueshëm në lojë duke filluar nga 12 maji, por për një kohë të kufizuar. Traileri i shkurtër tregon se si ylli i NBA përdor automjetet, gjuan armiqtë dhe hedh një granatë.
Gjithashtu, mund të dallohen dy armë të reja, pushka snajper FJX Imperium dhe Kastov-74U në ngjyra që përputhen me lëkurën e Durant.
Adhuruesit e lojës “Call of Duty” mund të presin ardhjen e më shumë të famshëmve në “Call of Duty: Warzone” dhe “Modern Warfare 2” në periudhën e ardhshme. /Katror.info