Rregullatori kinez i hapësirës kibernetike planifikon rregulla të reja në ndalimin e përdorimit të mjeteve të shpërndarjes me “wireless” të dokumenteve, sikurse Bluetooth dhe AirDrop për shkak të sigurisë kombëtare.
Ky veprim vije pasi protestuesit në Kinë e përdorën AirDrop-in për shpërndarjen e përmbajtjeve gjatë protestave anti-qeveritare në tetorin e vitit të kaluar, duke anashkaluar kështu censurimin e internetit. Disa javë më vonë, Apple vendosi kufizime në përdorimin e AirDrop në pajisjet e saja në Kinë.
CNN raporton se draft propozimi u lëshua më herët gjatë javës nga Administrata e Hapësirës Kibernetike të Kinës, mbikëqyrësit të fuqishëm të internetit i cili i raporton trupit qeveritar të udhëhequr nga lideri shtetëror, Xi Jinping, përcjell Telegrafi.
Qëllimi i rregullores është të “ruajë sigurinë kombëtare dhe interesat publike sociale” duke rregulluar përdorimin e mjeteve të komunikimit pa tel me rreze të afërt si Bluetooth, Wi-Fi dhe teknologji të tjera, thuhej në draft propozim. /Katror.info
Përgatiti:
![](https://katror.info/wp-content/uploads/2024/02/Jetlira-Ademi-new-150x150.png)