Autoritetet kineze ndaluan përmbajtjen e Profesorit Zhang Xuefeng, të njohur për këshillat e tij akademike.
Zhang fitoi famë në rrjetet sociale duke këshilluar se suksesin në universitete nuk e vendos vetëm përpjekja e nxënësit, por strategjia e duhur për aplikim dhe kuptimi i sistemeve të përzgjedhjes.
Ndalesa e tij bëhet pjesë e një fushate kombëtare dy mujore, e nisur më 22 shtator nga Administrata e Hapësirës Kibernetike të Kinës (CAC), që synon të rregullojë sjelljen në internet dhe të krijojë një ambient online më racional dhe të civilizuar.
Kina synon të kontrollojë katër lloje sjelljesh të konsideruara të dëmshme, përfshirë promovimin e pesimizmit të tepruar, si narrativat që tregojnë pafuqinë e arsimit ose përpjekjeve.
Çdo shprehje e dëshpërimit apo dorëzimit, qoftë në fjalë kyçe, tekst, video apo komente, mund të fshihet nga platformat pa paralajmërim.
Ky vendim ka nxitur debate mbi lirinë e shprehjes dhe kontrollin e qeverisë mbi informacionin online, duke treguar një qasje gjithnjë e më të rreptë të Pekinit ndaj përmbajtjeve që mund të ndikojnë negativisht në moralin dhe perceptimet e qytetarëve. /AP/Katror.info