Flutura e Pikasos (Baorisa hieroglyphica) është një specie nga familja Erebidae, rendi i fluturave (Lepidoptera), i quajtur sipas piktorit të famshëm spanjoll Pablo Picasso (1881-1973) për shkak të modeleve të pazakonta në krahë, të cilat duken sikur të jenë pikturuar.
Ajo u përshkrua për herë të parë nga entomologu britanik Frederic Moore në 1882.
Është një specie autoktone e Azisë Juglindore dhe Indisë veriore.
Si shumica e fluturave, është një insekt nate që ushqehet kryesisht me nektarin e bimëve të ndryshme. Ky insekt i mahnitshëm, ndoshta më i bukuri nga të gjitha, ka marrë epitetin e fluturës më interesante në botë.
Emri latin i specieve “hieroglyphica” i referohet linjave dhe formave të habitshme gjeometrike në krahët e përparmë, ndërsa emri anglez (Moth Picasso) motivohet nga pika, vija, pika dhe ngjyra që të kujtojnë veprat e piktorit të famshëm.
Dashamirët e artit të njohur me punën e Picasso-s do t’ju thonë se modelet në krahët e fluturëssë Picasso-s në fakt kanë shumë pak gjëra të përbashkëta me stilin e artistit spanjoll, por ky nuk ishte kurrë qëllimi.
Piktori francez Wassily Kandinsky (1866-1944) mund të duket një zgjedhje më e mirë, por pasi Picasso është sinonimi i pikturës, ai përshkruan në mënyrë ndjellëse bukurinë e këtij insekti të jashtëzakonshëm./Katror.info