Klubi i Pingpongut “Priping” po organizon turne për nder të Ditës Botërore të Pingpongut, më 23 prill 2023.
“Klubi i Pingpongut “Priping” në bashkëpunim me ITTF Foundation shënon ditën botërore të pingpongut duke organizuar turneun e hapur për organizatat dhe bizneset e regjistruara në Kosovë, andaj kemi kënaqësinë të ju ftojmë të behëni pjesë e hapjes zyrtare të turneut “Ping Pong Business Tournament – WTTD”, i cili do të fillon me datë 23 prill, në ora 10:00, në sallën e pingpongut, në
Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë”, thuhet në njoftim.
“KPP Priping dhe ITTF Foundation në kuadër të Qëllimeve të Zhvillimit të Qëndrueshëm, të njohura edhe si qëllime globale, me këtë organizim syojnë të kontribojnë në thirrjen universale për të mbrojtur planetin dhe për të siguruar paqen dhe prosperitetin për të gjithë.
Motoja e Ditës Botërore të Pingpongut është “_23 April 2023: Think Sustainably, Act Now_”, ku me mjetet e mbledhura do të mbjellen disa drunjë në bashkëpunim më Komunen e Prishtinës dhe
Hortikulturën.

17 Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm janë të integruara, duke pranuar se ndërhyrjet në një fushë do të ndikojnë në rezultatet në fushat e tjera, dhe zhvillimi duhet të balancojë
qëndrueshmërinë mjedisore, ekonomike dhe sociale.
Eventi në Prishtinë është një nga qidnra eventeve që shënohen mbarë botës për të kremtuar Ditën Botërore të Pingpongut.
Andaj kemi kënaqësin të ju ftojmë të merrni pjesë në këtë event dhe do të ishim shumë mirënjohes nëse mund të konfirmoni pjesëmarrjen tuaj.
Mezi presim të festojmë Ditën Botërore të Pingpongut në 23 Prill 2023!”/Katror.info