Kometa e ndritshme e zbuluar rishtazi do të ndriçojë qiejt e Hemisferës Veriore më 12 shtator, dhe më pas përsëri rreth 17 shtatorit, vetëm për t’u kthyer pas 400 vjetësh.
Astronomi amator Hideo Nishimura nga qyteti japonez Kagawa e zbuloi këtë kometë në gusht.
Ai mori ekspozimet duke përdorur një aparat fotografik standard Canon DSLR dhe një lente telefoto, dhe pas përpunimit të ekspozimeve u bë e qartë se kishte një objekt të ndritshëm që po kalonte me shpejtësi nëpër sistemin tonë të brendshëm diellor, shkruan Katror.info.
Kjo do të thotë se këto lloj kometash e kanë origjinën në Renë Oort dhe mund të kalojnë përmes Sistemit Diellor vetëm një herë ose të kenë periudha orbitale që variojnë nga 200 deri në disa mijëra vjet përpara se të kthehen në afërsi të Diellit. Sipas COBS (Comet Observation Database), Nishimura kategorizohet si një “kometë hiperbolike”, duke sugjeruar se ajo ka një bollëk energjie që e pengon atë të “kapet” përgjithmonë në sistemin diellor.
Në mënyrë që të largohet nga sistemi diellor, një kometë duhet së pari të “mbijetojë” afrimin e saj më të afërt me Diellin, pasi kometat që i afrohen Diellit për herë të parë kanë një rrezik më të lartë të shpërbërjes dhe fati i Nishimura është i pasigurt në këtë aspekt.
Paul Kodas, një zyrtar i NASA-s, beson se “kometa me siguri do t’i mbijetojë kalimit nga Dielli” dhe ai nuk beson se do të digjet me atë rast. Kur rrezet intensive të diellit bien fillimisht mbi sipërfaqen e kometës, një gamë e gjerë rezultatesh bëhet e mundur.
Për shkak të nxehtësisë dhe presionit të prodhuar nga Dielli dhe era diellore, një kometë në disa raste mund të shkrihet dhe shpërbëhet. Një shembull i tillë ishte kometa ISON, e cila u shpërbë vetëm disa javë përpara se të krijonte një pamje të jashtëzakonshme në qiell, ashtu sic pritej.
Më 18 shtator, Nishimura do të jetë më afër Diellit në orbitën e saj dhe nëse i reziston rrezatimit dhe nuk shpërbëhet, do të bëjë një rreth dhe do të kthehet prapa./Katror.info