Pas një kërkimi dy mujor, Gannett, kompania më e madhe botuese e gazetave në SHBA, ka punësuar gazetarin e parë amerikan për të mbuluar ekskluzivisht Taylor Swift.
The Tennessean ka emëruar Bryan West, një gazetar 35-vjeçar nga Arizona, fitues i disa çmimeve, si ekspertin e ri për raportimin e Taylor Swift.
West, i cili kohët e fundit u transferua në shtetin e lindjes së Swift, Tennessee dhe më parë ka punuar në mediat lokale të lajmeve AZCentral dhe 12 News, do të fillojë duke dokumentuar “ndikimin muzikor dhe kulturor” të këngëtares për USA Today dhe më shumë se 200 gazeta lokale.
Reklama e postuar në shtator për punën u bë viral. Ajo përmendi në mënyrë specifike se kërkohet një redaktore me aftësi video dhe fotografie për të mbuluar histori rreth rëndësisë së muzikës dhe zgjedhjeve të karrierës së yllit të popit.
Më 6 nëntor, West ngarkoi një video në YouTube duke shpjeguar pse ai duhej të zgjidhej për këtë punë. Gazetari citoi 13, numri me fat i Swift, arsyet pse ai duhej të punësohej, të cilat përfshinin përvojën e tij të pasur në gazetari, aftësinë e tij për të regjistruar në kamera, për të redaktuar dhe intervistuar, dhe statusin e tij si Swiftie (një fans i Taylor Swift).
Duke folur për Variety, West e krahasoi punën me gazetarinë sportive. “Unë do të thosha se ky pozicion nuk është ndryshe nga të qenit një gazetar sportiv dhe një tifoz i ekipit vendas”, tha ai./Katror.info