Pavarësisht nga gjatësia e tij e vërtetë e cila është e diskutueshme, Napoleoni frymëzoi teorinë se burrat e shkurtër përpiqen të kompensojnë lartësinë e tyre me vepra të guximshme. Termi “Kompleksi i Napoleonit” u përdor fillimisht për të përshkruar burrat ambiciozë në përgjithësi, në një artikull të vitit 1928 që përshkruheshi disa biznismenë, të cilët ishin të vendosur për t’i bindur të tjerët se ata janë diçka që realisht nuk janë.
Megjithatë, ideja e Napoleonit u mbështjell me idetë e psikologjisë popullore, të nxitura nga një prej koncepteve më të famshme psikologjike të të gjitha kohërave: “kompleksi i inferioritetit”. I krijuar nga psikoanalisti legjendar Alfred Adler në vitet 1920, termi fillimisht përshkruante fëmijët të nxitur nga madhësia e tyre e vogël dhe parëndësia sociale për të kërkuar pushtet mbi mjedisin e tyre.
Publiku e shtriu idenë e një kompleksi inferioriteti edhe te të rriturit, dhe e lidhi atë me figurën e kontestuar historikisht të Napoleonit. Përfundimisht, njerëzit filluan të përdorin shprehjen “kompleksi i Napoleonit” kur iu referoheshin të rriturve dominues dhe të shkurtër.
Por kritikët modernë e shohin idenë e një kompleksi të Napoleonit si dëshmi të një modeli të vazhdueshëm të diskriminimit të gjatësisë, ose “heightism”, një term i shpikur nga sociologët në vitet 1970.
Studimet kanë treguar se shtati i shkurtër lidhet me cilësinë e jetës së dëmtuar tek disa meshkuj; në një studim të vitit 2017, për shembull, studiuesit zbuluan se burrat që përjetuan diskriminim për shkak të gjatësisë së tyre , ose që thjesht donin të ishin më të gjatë – ishin më pak të kënaqur me jetën sesa homologët e tyre.
Një analizë e vitit 2014 zbuloi se gjatësia e burrave ndikon në perceptimet e shoqërisë për bashkëshortet e tyre, pjesën e tyre në punët e shtëpisë dhe të ardhurat, madje edhe sa vjeç janë kur martohen. Ndërsa njerëzit më të gjatë marrin vazhdimisht më shumë mundësi lidershipi dhe më shumë respekt shoqëror.
A ka ndonjë provë që kompleksi i Napoleonit është i vërtetë? Studime të vogla kanë treguar se meshkujt më të shkurtër mund të ndërmarrin rreziqe më të dukshme sesa ata më të gjatë, veçanërisht kur janë në prani të meshkujve më të gjatë. Por është e paqartë nëse sjellja e tyre është për shkak të ambicieve personale apo thjesht një përgjigje ndaj diskriminimit.
Ajo që është e qartë është se ideja e “Kompleksit të Napoleonit” ua mundëson njerëzve t’i shohin me përçmim burrat më të shkurtër. Është bërë një “stereotip tinëzar dhe lëndues”, shkruan Tanya Osensky në librin e saj “Shortchanged”. /Katror.info