katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    11 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    11 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    11 months ago
    Postimet e fundit
    Romani i Jehonë Kicaj “ë” në listën e shkurtër për Çmimin Gjerman të Librit 2025
    11 hours ago
    Valtonen: Shpresojmë që të ketë zgjidhje të bllokadës së Kuvendit dhe qeverisë në Kosovë
    11 hours ago
    KQZ hap aplikimet online për vëzhgues dhe media për Zgjedhjet Lokale 2025
    12 hours ago
    Konferenca rajonale për Fuqizimin e Grave Rurale mbahet në Prishtinë
    13 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Prishtina prezanton linjat e reja të autobusëve për lagjet dhe fshatrat
    13 hours ago
    Dokumentari “4 Çerekët” shfaqet në Festivalin e 5-të të Filmit Sportiv “Prishtina 2025”
    13 hours ago
    Tri vjet Katror Media – Duket pak por flasim për impakt…
    11 hours ago
    Brainobrain Kosova shënon sukses ndërkombëtar
    14 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Kush ishte aktori legjendar Robert Redford?
    3 hours ago
    “NOI” triumfon në Greqi – Neritan Zinxhiria fiton sërish ‘Dionisin e Artë’
    14 hours ago
    Tri vjet Katror Media – Duket pak por flasim për impakt…
    11 hours ago
    “Wind of Change” pushton Tiranën, Scorpions ‘ndezin’ kryeqytetin me koncertin në sheshin Skënderbej
    1 day ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Spotify lejon dëgjimin e çdo kënge falas
    16 hours ago
    Çfarë është platforma e OpenAI që pritet ta sfidojë LinkedIn-in?
    6 days ago
    Gjykata vendos: Google nuk do të detyrohet ta shesë Chrome ose Android
    2 weeks ago
    “Google Pixel 10” me IA të integruar sfidon “Apple”
    4 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Sa vezë duhet të hamë në ditë?! 
    1 day ago
    Vezët e peshkut, burimi natyral i shëndetit të mirë
    5 days ago
    Është sezoni i tyre, këto janë vetitë shëruese të Shegës
    5 days ago
    Si ndikon ngrënia e mishit të kuq në trupin tonë?
    7 days ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    12 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Seuli vjen me “autobusin e parë ujor”!
    10 hours ago
    Parisi, “pushton” udhëtimet e brezit të ri këtë vjeshtë!
    11 hours ago
    Oktoberfest 2025 dhe Mynihu që shndërrohet në kryeqytetin botëror të birrës!
    1 day ago
    Gryka e Neredimes po shndërrohet në destinacion të ri rekreativ në Ferizaj
    4 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Komuna e Prishtinës me tender 8.5 milionësh për Liceun Artistik
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme

Komuna e Prishtinës me tender 8.5 milionësh për Liceun Artistik

Last updated: 17/06/2025 9:42 AM
24 Shikime
Shpërndaje
Foto: Samir Shahini

Komuna e Prishtinës ka bërë një hap konkret për ndërtimin e atij që e quan Lice Artistik, ku do t’i bëhet vendi edhe shkollës së mesme të lartë të muzikës “Prenk Jakova”. “Ndërtimi i Liceut Artistik-Ndërtesa kryesore” mban titullin thirrja publike për kompanitë që ia mësyjnë ndërtimit të këtij objekti.

Vlera e parashikuar është 8.5 milionë euro. Kërkesat për hapësirë adekuate të shkollës së mesme të lartë të muzikës “Prenk Jakova” janë të kahershme. E ndërtesa e re pritet të zërë vend krejt afër qendrës së kryeqytetit. Thirrja që do të jetë e hapur deri në ditën e 30 qershorit mendohet të konkretizohet me nënshkrim të kontratës dhe guri themeltar i ndërtesës të vihet në vjeshtë të këtij viti.

Komuna ka kohë që thotë se projekti ekziston dhe synimet janë që ndërtimi të bëhet afër ndërtesës së Qeverisë, ish-pallatit të shtypit “Rilindja”. Për objekt shkolle më herët ishin përmendur edhe lokacione të tjera, madje qe vënë edhe gur themeltar.

Mundesh me e lexu edhe…

Drejtori i Drejtorisë së Arsimit në kryeqytet, Samir Shahini, i cili ka marrë detyrën në prill, ka treguar se në kuadër të Liecut fillimisht do të vendoset shkolla ‘Prenk Jakova’. Sikurse në prill, kur kishte paralajmëruar inicimin e procedurës së tenderimit, ka thënë se deri tash projekti ka mbetur peng i lokacionit. Sipas tij, mbetet që deri në vjeshtë Drejtoria e Pronave ta zgjidhë çështjen e lokacionit.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Por ne po iniciojmë procedurën që të mos humbim kohë. Mandej është Drejtoria e Pronës që duhet ta bëjë lirimin e hapësirës. Synimi ynë real është që të nisë puna në shtator. Parashikohet që në shtator të vendoset guri themeltar”, ka përsëritur ai. Sipas Shahinit, Liceu do t’i shërbejë shkollës “Prenk Jakova”, asaj të arteve dhe do të ketë sallë multifunksionale që shkon përtej një salle të shkollës së muzikës.

“Kostoja totale e objektit është 8.5 milionë sipas parashikimit, por mund të ketë plotësime. Veç për këtë vit janë të ndara 500 mijë euro. Nëse nisin punimet në shtator, me këto mjete mund të kryhen goxha punë”, ka thënë ai.

Premtimet për ndërtesë të re për “Prenk Jakovën” janë të vjetra. Njëri prej tyre edhe ai i nëntorit të vitit 2012, kur objekti i shkollës “Prenk Jakova”, sipas autoriteteve komunale, “nisi” të ndërtohej në “Kodër të Diellit”, përballë shkollës fillore “Ismail Qemali”.

“Sivjet do të vazhdojmë medoemos me lokacionin dhe me fillimin e ndërtimit të shkollës, sepse nuk mund të presim më”, kishte thënë në janarin e vitit 2016 kryetari i atëhershëm i Prishtinës, Shpend Ahmeti, kur shkollën e zhvendosur në objektin e “Ali Sokolit” do ta vizitonte bashkë me Arbërie Nagavcin, asokohe drejtoreshë e Arsimit në Komunë e tash e më shumë se katër vjet ministre e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit. Shkolla për më shumë se 8 vjet është njëfarë zgjatimi i shkollës së mesme të mjekësisë “Ali Sokoli”. Funksionon në një aneks të saj. Më herët mësimet zhvilloheshin në ish-objektin e shkollës së ekonomisë “Hoxhë Kadri Prishtina”.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Orkestra dhe Kori i “Prenk Jakovës” në prill kanë mbajtur koncertin me të cilin kanë shënuar 75-vjetorin e themelimit. Shkolla nisi të punonte më 1950.

Drejtoresha e “Prenk Jakovës”, Jeta Dida-Bujari, kishte thënë se si institucion nuk ankohen, por synim e kanë punën. Por, kishte shtuar se është realitet që mungon ndërtesa e Filharmonisë, ajo e Fakultetit të Arteve dhe ajo e Shkollës së Muzikës.

“Kështu që inkurajoj të gjithë politikëbërësit që të mendojnë për këtë fakt që është dashur të përmbushej gjithsesi”, kishte thënë ajo, shkruan Koha.net. Ka shtuar se gjithmonë besojnë se kjo shkollë do ta ketë ndërtesën e vet më në fund, sepse kryeqyteti e meriton jo veç një shkollë të muzikës.

“Nuk na mjafton vetëm një shkollë e muzikës. Kemi aq shumë talente të interesuara që për shkak të mungesës së objektit nuk kemi mundësi t’i pranojmë në shkollën tonë. Inkurajoj që menjëherë të iniciohet edhe shkolla e dytë shkaku i rrethanave”, kishte thënë ajo.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Koncerti qe premtues se talentet e reja kanë të ardhme të sigurt në aspektin profesional.

Lirjona Sylejmani, dirigjente e koncertit, njëherësh mësimdhënëse në “Prenk Jakova”, kishte thënë se mbetet me shpresën që kjo është hera e fundit që u premtohet një objekt shkolle.

“Shpresoj që kësaj radhe vërtet të ndërtohet. Nëse ndërtohet ashtu si është plani, do të ishte hapësirë e duhur. Është një lice me shumë drejtime. Kam qenë në grupin punues ku kemi treguar nevojat. Unë kam treguar për sallat e korit dhe orkestrës. Arkitektët kanë qenë shumë të vëmendshëm”, kishte thënë ajo. Sipas Sylejmanit, nëse realizohet ashtu siç kanë thënë autoritetet komunale, do të ishte e lumtur pasi nxënësit do të ushtrojnë në salla të duhura.

“Po ta kishin një sallë që duhet, këta do të shkëlqenin edhe më shumë”, kishte thënë ajo. Projektet kapitale në Komunën e Prishtinës tradicionalisht zvarriten gjatë. Se si do të ecet me ndërtesën e paraparë për lice artistik mbetet të shihet./Katror.info

TAGGED:kompaniKomuna e PrishtineslajmeLiceu ArtistikndertimobjektPrenk JakovaPrishtinatender

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm “Chatroom” – premierë në Teatrin e Gjilanit
Artikulli i ardhshëm Drita, Prishtina dhe Malisheva mësojnë sot kundërshtarët në Evropë

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme

Romani i Jehonë Kicaj “ë” në listën e shkurtër për Çmimin Gjerman të Librit 2025

18 Shikime
Lajme

Valtonen: Shpresojmë që të ketë zgjidhje të bllokadës së Kuvendit dhe qeverisë në Kosovë

13 Shikime
Lajme

KQZ hap aplikimet online për vëzhgues dhe media për Zgjedhjet Lokale 2025

18 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?