Është mbajtur koncerti i përbashkët i dy koreve – të Filharmonisë së Kosovës dhe të Operës së Kosovës – në mbyllje të edicionit të 24-të të Festivalit ReMusica.
Rreth 80 këngëtarë, nën drejtimin e Hajullah Sylës, interpretuan vepra nga Ēriks Ešenvalds, Mendi Mengjiqi, Halit Kasapolli, Vasil Tole, Michael Ostrzyga, Eric Whitacre dhe Ko Matsushita.
Koncertet e radhës do të mbahen më 5 nëntor dhe 7 nëntor 2025, nga ora 19:30, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë.
Në këto dy koncerte do të interpretohet i gjithë cikli i koncerteve për piano dhe orkestër nga Beethoven-i, nën drejtimin e Peter Valentoviçit, me pjesëmarrjen e pianisteve kosovare Artemida Qarri, Jeta Dumnica, Lirika Pula, Misbah Kaçamaku dhe Pranvera Hoxha./Katror.info










