Partec i Gjermanisë dhe Atos i Francës kanë njoftuar se kanë bashkuar forcat për të ndërtuar superkompjuterin e parë në Evropë që do të kryejë një trilion llogaritje në sekondë.
Konsorciumi njoftoi të mërkurën se kishte nënshkruar një kontratë furnizimi me kompaninë evropiane të kompjuterave me performancë të lartë EuroHPC, një projekt i përbashkët i BE-së, vendeve evropiane dhe kompanive private që synon promovimin e superkompjuterëve në Evropë.
Superkompjuterët janë shumë më të fuqishëm se ata ‘klasikë’ dhe Atos dhe Partec do të ndërtojnë një ekzaskale që mund të kryejë një trilion (1,000,000,000,000,000,000) llogaritje në sekondë.
Kontrata me vlerë 500 milionë euro do t’i mundësojë konsorciumit të dorëzojë superkompjuterin JUPITER në Qendrën Gjermane të Superkompjuterisë Juelich.
JUPITER do të ketë trefishin e kapacitetit kompjuterik të superkompjuterit aktual më të fortë evropian, njoftoi konsorciumi dhe do të zërë një sipërfaqe prej rreth katër fusha tenisi./Katror.info