Se të rinjt e të rejat kosovare po shfaqin aftësi dhe suksese në shumë fusha të ndryshme, qoftë sport, art, kulturë, arsim e muzikë, ky tashmë është bërë fakt i qartë.
Së fundmi në Festivalin Ndërkombëtar të Koreve, që u mbajt në Sarajevë, pjesëmarrës kanë qenë edhe Kori i shkollës së Muzikës “Prenk Jakova” nga Gjakova.
Ky kor me dirigjent Kastriot Sada është shpallur fitues në Festivalin Ndërkombëtar të Koreve.
“Mbrëmë, Kori i Shkollës së Muzikës “Prenk Jakova” me dirigjent Kastriot Sada është shpallur fitues në Festivalin Ndërkombëtar të Koreve të mbajtur në Sarajevë”, njoftoi Komuna e Gjakovës./Katror.info