Themelues i Gold Ventures Investment, Jacob Kalderon, i cili ka vendosur që të investojë në Kosovë, tha se Kosova është një pikë hyrëse për investime në Ballkanin Perëndimor.
“Një nga gjërat që agjensioni ynë i investimit mundohet të thotë është se si të sjellim teknologji të re për start-up të reja për një treg të vogël, para se t’i sjellim në tregje më të mëdha që të ketë reagim nga konsumatorët. Kështu që Kosova na duket një pikë hyrëse për rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe kjo është arsyeja përse Kosova është vend ku mund të sjellim teknologjinë në sektorin e IT-së dhe ka mjaftë klientë që mund t’i përdorin dhe validojnë produktet në treg dhe pastaj t’i qojmë në pjesë tjera të Ballkanit Perëndimor”, tha Kalderon në Rubikon të Klan Kosovës.
Kalderon shtoi se pas hulumtimeve që i kanë bërë kanë ardhur në përfundimin se në Kosovë ka mjaft partnerë me të cilët mund të bashkëpunojnë.
“Në qershor të vitit 2022 kam bërë një hulumtim për këtë vend. Jam munduar të gjej nëse ka akter kyç me të cilët mund të punojmë dhe nga këndvështrimi im kam parë mjaft partnerë në Kosovë që mund të jenë pjesë e kësaj nisme dhe kjo është arsyeja përse kemi vendosur të nisim një kompani të re që quhet GVI Investment Western Ballkans në Prizren që është pjesë e rëndësishme e Ballkanit Perëndimor dhe është vend i mirë ku mund t’i sjellim teknologjitë për një start-up në një vend të izoluar në Prizren, që ta çojmë kompaninë në nivelin e ardhshëm. Kam parë se ka mjaft sektorë privat që kërkojnë teknologji të re, kanë vetëdije për inovacionin, por nuk e kanë njohurinë se si mund ta përshtatin për sektorin e tyre dhe ne mendojmë se mund ta sjellim njohurinë tonë nga Izraeli, ta kombinojmë me ekosistemin ekzistues dhe mund të nisim në Kosovë, por pastaj ta çojmë në nivelin tjetër në vende tjera”, tha Kalderon.