Përfaqësuesja e Kosovës është e gatshme të marrë pjesë në Kampionatin Ballkanik për të rinjë i cili do të mbahet në Greqi, njofton Federata e PingPongut të Kosovës.
Ekipi kosovar do të garojë nga data 28 gusht deri më 2 korrik, 2023.
”Ekipi ynë në kategorinë U19 për femra do të përfaqësohet nga Lenë Osmani, Shega Hashani dhe Leoresa Imeri, të cilat do të udhëheqen nga trajneri Jeton Azizi. Ndërsa në kategorinë U19 për meshkuj, Kosova do të përfaqësohet nga Blend Hajdari, Adriatik Maloku dhe Erjon Reka, nën drejtimin e trajnerit Kreshnik Mahmuti.
Në kategorinë U15, Taibe Ruli, Ajola Behluli dhe Maxhire Sojeva janë lojtare të talentuara me potencial të madh dhe me dëshirë të fortë për të arritur sukses. Ato do të udhëheqen në këtë kampionat nga trajneri Besim Hajdari. Po ashtu, Arti Karaxhaku, Akil Mahmuti, Amant Sejdiu dhe Andi Çeku janë lojtarë të talentuar në kategorinë U15. Ata do të përfaqësojnë Kosovën me nder në këtë kampionat të rëndësishëm, ndërsa drejtimin e tyre do ta ketë Eroll Karabaxhaku”, thuhet në shkrimin e publikuar në Facebook. /Katror.info