E përditësuar
Dardanët” shënuan fitore 3:0 ndaj Qipros në Ligën e Kombeve, në stadiumin e stërmbushur me shikues. Ishte fitorja e dytë për Kosovën. Kosova të shtunën mposhti Lituaninë 2:1.
Golin e parë e shënoi kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani. Ai shënoi nga afërsia në minutën e 30-të. Pranoi një top, kaloi një kundërshtar dhe me goditje të saktë mposhti portierin e Qipros. Ai u asistua nga Florent Muslija, që u inkuadrua në minutën e 16-të në vend të Milot Rashicës, që u ankua për një lëndim.
Me të nisur pjesa e dytë, Kosova kërkoi edhe golin e dytë, të cilin e arriti në minutën e 52-të. Ermal Krasniqi shënoi gol me goditje të saktë për 2:0, kurse zëvendësuesi Emir Sahiti realizoi golin e tretë për “Dardanët”. Ai shënoi pas topit të kthyer nga portieri, i cili priti gjuajtjen e Albion Rrahamnit. Sahiti në fushë u inkuadrua në minutën e 67-të, ndërsa golin e shënoi në minutën e 71-të. Të përzgjedhurit e selektorit Franco Foda patën edhe disa raste të mira shënimi. Por gjatë 90 minutave shënuan vetëm tri gola. Qipros iu anulua një gol.
Me fitoren ndaj Qipros, Kosova është forcuar në vendin e dytë me nëntë pikë në Grupin 2 të Ligës C të Ligës së Kombeve. Rumania është e para me 12 pikë, kurse Qipro mbetet në vendin e tretë me tri pikë. Lituania është fundit pa pikë.
***
Ermal Krasniqi ka shenuar golin e dytë në ndeshjen e sotme ndaj Qipros. Rezultati është 2:0.
****
Kosova ka shënuar golin e epërsisë ndaj Qipros.
Golin e epërsisë e shënoi kapiteni Amir Rrahmani. Ai shënoi në stilin e sulmuesit. Pranoi top, kaloi një mbrojtës të Qipros dhe shënoi golin e epërsisë 1:0.
Ai shënoi me gjuajtje të saktë nga afërsia. Rrahmani pranoi top, kaloi një mbrojtës të Qipros dhe me gjuajtje të saktë mposhti portierin e Qipros.
Kosova ishte shumë kërkuese nga minuta e parë e ndeshjes. Krahas golit të shënuar nga mbrojtësi i Napolit, Kosova pati edhe disa raste shënimi.
Në minutën e fundit të pjesës së parë siguroi edhe një penallti nëpërmjet Ermal Krasniqit. Por pas rishikimit nga dhoma e VAR-it, penalltia u anulua pasi më herët u vlerësua se Albion Rrahmani ishte në pozitë jashtë lojës.