Me datën 03-04 dhjetor në qytetin e Durrësit, Shpipëri, u mbajt Kampionati Ballkanik i Taekwondos për të gjitha kategoritë. Ekipi nga Kosova, Tkd Olympic Art nga Prishtina u përfaqësua me 9 garues, në mesin e 435 garues nga 9 shtete.
Ekipi nga Kosova fitoi 5 medalje, tri të arta, një të argjent dhe një të bronztë.
Me medalje të arta u stolisen Rona Gashi, seniore në kategorinë -57 kg, Jon Gashi junior, në kategorinë -73 kg dhe Jon Krasniqi, kadet në kategorinë -65 kg.
Me medalje të argjent u stolis Don Berisha, senior, në kategorinë +87 kg, ndërsa me medalje të bronztë u stolis Elion Agushi, junior, në kategorinë -63 kg./Katror.info