Kuarteti harkor i Filharmonisë së Kosovës së bashku me sopranon Adelina Paloja do të mbajë koncert në Osaka të Japonisë, në kuadër të EXPO 2025.
Sipas njoftimit, në këtë koncert, të titulluar “Kosova në tinguj”, do të interpretohen vepra nga kompozitorë shqiptarë nga Kosova dhe Shqipëria, këngë të orkestruara nga Valton Beqiri dhe Edon Ramadani, si dhe Koha e parë e kuartetit harkor nr.1 nga Valton Beqiri.
Koncerti do të mbahet sot, prej orës 16:30, në ambientet e “National Day Hall”, në Osaka. /Katror.info
Përgatiti:
