Futbollistja profesioniste suedeze me prejardhje nga Kosova, Kosovare Asllani ka fituar çmimin “Këmba e Artë” për lojtaret femra.
“Shumë krenare dhe e nderuar që shkruaj histori duke marrë çmimin e parë Këmba e Artë për një lojtare femër.
Një çmim që shkon për dikë me një karrierë të madhe ndërkombëtare, është të paktën 29-vjeçare dhe ka personalitet të fortë.

Pjesa e veçantë me këtë çmim është se fituesi lë një kallëp të përhershëm të gjurmëve të tyre në “Shëtitoren e Kampionëve”, në breg të detit të Principatës së Monakos.
Faleminderit Monakos, Princit Albert, Presidentit Antonio dhe gjithë organizatës.
Ky çmim përfaqëson futbollin e femrave dhe sa larg ka arritur, por gjëja më e mirë është se ne sapo kemi filluar,” njoftoi Kosovarja në rrjetin e saj Facebook.
Kosovarja luan si sulmuese dhe mesfushore-sulmuese për klubin e divizionit të parë italian të Serie A AC Milan dhe kombëtaren e Suedisë. Kosovarja njihet me nofkën “Kosse”, si dhe për shpejtësi dhe teknikën e madhe në lojën e saj./Katror.info
