Një djalë nga Gjilani, Shkëlqim Miftari, ka arritur që me talentin e tij të futet në librin e rekordeve Guinnes, në kategorinë “Më së shumti pompa në një minutë (të ngritura)”
“Miq, shokë dhe gjithë ju dashamirë, ju njoftoj që pas një pune dhe përkushtimi të madh arrita të vendos rekordin e ri botëror në Guinness World Records në kategorinë ”The most archer push ups in one minute (elevated)”.
Rekordi i vendosur deri më sot në këtë kategori ishte 81 pompa brenda një minuti, tani rekordi i ri botëror i vendosur nga unë është 84 pompa të realizuara brenda një minuti me një dorë.
Një falënderim shumë i veçantë shkon për familjen time, profesorët dhe gjithë ata që më mbështetën gjatë këtij rrugëtimi të gjatë”, shkroi Miftari në rrjetet e tij sociale.
Ndryshe, Miftari e ka të përfunduar nivelin bachellor për Edukimin Fizik dhe Sportet./Katror.info