Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka përgëzuar artisten Doruntina Kastrati, kuratoren Erëmirë Krasniqi dhe komisioneren Hana Halilaj për përfaqësimin që do t’ia bëjnë Kosovës në Bienalen e Artit në Venedik vitin e ardhshëm, shkruan KultPlus.
Siç njofton Çeku, nga takimi i fundit, ata diskutuan konceptin e projektit “Heshtjet Kumbuese të Metalit dhe Lëkurës”.
Gjithashtu, u bisedua edhe për përgatitjet për prezantimin para artistëve dhe artdashësve të botës./Katror.info