Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka planifikuar mbajtjen e disa konferencave për të informuar qytetarët mbi procesin e votimit gjatë zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës, që do të mbahen më 9 shkurt 2025, shkruan Katror.info.
Konferenca e parë do të mbahet në orën 08:00 dhe do të shërbejë për të informuar publikun mbi hapjen e qendrave të votimit.
Konferenca e dytë, e planifikuar për në orën 11:30, do të ofrojë të dhëna mbi pjesëmarrjen në votime deri në orën 11:00 dhe ecurinë e procesit zgjedhor deri në atë moment.
Në orën 15:30 do të mbahet konferenca e tretë, ku do të prezantohen të dhënat mbi daljen e votuesve deri në orën 15:00 dhe zhvillimet e deritanishme të zgjedhjeve.
Konferenca e fundit do të mbahet në orën 19:30, ku do të bëhet e ditur përmbyllja e votimit, niveli i pjesëmarrjes dhe nisja e procesit të numërimit të votave.
/Katror.info/