KQZ mban mbledhjen e 75-të: shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve lokale të 12 tetorit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të mbajë sot mbledhjen e radhës në orën 13:30.
Mbledhja, e udhëhequr nga kryesuesi Kreshnik Radoniqi, do të ketë në rend dite disa pika të rëndësishme që lidhen me përmbylljen e procesit zgjedhor lokal të mbajtur më 12 tetor 2025.
Në këtë mbledhje, KQZ do të shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve për kryetarë komunash në tri komuna të Kosovës: Prishtinë, Junik dhe Mamushë.
Po ashtu, do të shpallën rezultatet përfundimtare për Kuvendet Komunale në të gjitha komunat e vendit.
Pas shpalljes së rezultateve, KQZ do të bëjë gjithashtu edhe certifikimin zyrtar të rezultateve për zgjedhjet lokale në 35 komuna të Republikës së Kosovës, duke përmbyllur kështu fazën formale të procesit zgjedhor të 12 tetorit.
Kjo mbledhje e KQZ-së shënon një hap të rëndësishëm drejt përgatitjes së raundit të dytë të zgjedhjeve lokale, që pritet të mbahet më 9 nëntor 2025, në disa komuna ku asnjë kandidat nuk ka arritur shumicën e nevojshme në raundin e parë./Telegrafi/Katror.info
















