Komisioni Zgjedhor i Kosovës, ju është drejtuar qytetarëve të Kosovës, sot përmes një komunikate lidhur me Zgjedhjet e Kuvendit të Kosovës , duke rikonfirmuar se do të mbahen më 9 shkurt 2025.
Përmes njoftimit, KQZ-ja thotë se në këtë ditë, qytetarët kanë mundësinë të ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar, duke kontribuar në zhvillimin demokratik të vendit.
Ndërsa, KQZ thekson përkushtimin e saj për një proces zgjedhor të drejtë, transparent dhe me integritet, duke garantuar të drejtën e çdo qytetari për të votuar.
“Vota Jote për Kosovën”, përfundon mesazhi, duke shtuar se fuqia juaj qëndron në votën tuaj. /Katror.info
Përgatiti:
