Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thirrur kryetarët e partive politike për një takim konsultativ në Presidencë, ndërsa vendi vazhdon përpjekjet për formimin e një qeverie të re, gati nëntë muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve të fundit.
Takimi pritet të nisë së shpejti, teksa krerët e LDK, PDK, AAK-së, Nismës e të tjerë kanë shkuar në takim.
Ky takim konsultativ vjen pas dështimit të mandatarit të parë, Albin Kurti nga Lëvizja Vetëvendosje, për të siguruar votat e mjaftueshme në Kuvend për formimin e qeverisë së re.
Sipas Kushtetutës, Osmani duhet të caktojë një mandatar tjetër brenda 10 ditësh nga dështimi i mandatarit të parë. Megjithatë, mbetet e paqartë nëse ndonjë parti do të ketë vullnet të krijojë një koalicion qeverisës./TvDukagjini/Katror.info




 
			



 
                                
                             

