8 Marsi, ndryshe Dita Ndërkombëtare e Gruas sot shënohet në mbarë botën. Kjo festë globale shënon arritjen socio-ekonomike, kulturore dhe politike të grave. Në vitin e saj të 115-të që kjo datë është shndërruar në festë, kjo gjithashtu është mundësi për të reflektuar dhe për ta intensifikuar edhe më tej shtytjen për barazi gjinore.
Versioni më i hershëm i Ditës Ndërkombëtare të Gruas është viti 1908 kur 15,000 gra iu bashkuan marshit në Nju Jork duke lobuar për orar më të shkurtuar pune, paga më të dinjitetshme dhe vota. Në përvjetorin e parë të këtij marshimi partia socialiste e Amerikës e shpalli Ditë Kombëtare të Gruas.
Fillimisht shënohej vetëm në Amerikë, por një vit më vonë më 1910 Clara Zetkin, feministe gjermane, socialiste, dhe udhëheqëse komuniste, e cila pas Luftës së Parë Botërore luajti një rol kryesor në Partinë e re Komuniste të Gjermanisë bëri u sugjeroi Grave Punëtore të Kopenhagës që ta bënin këtë ngjarje ndërkombëtare.
Njëqind nga gratë sa ishin të pranishme e përkrahen unanimisht idenë dhe 1911 do ta shënonte herën e parë të Ditës Ndërkombëtare të Gruas në Austri, Danimarkë, ShBA, Zvicërr dhe Gjermani.
Kjo ditë mbeti si një ngjarje e pavarur deri më 1975 kur Kombet e Bashkuara filluan të organizonin festime, pastaj në vitin 1996 Organizata e Kombeve të Bashkuara e bëri tema të festës së përvitshme e para nga të cilat ishte “Festimi i së kaluarës, Planifikimi për të Ardhmen.
Dita Ndërkombëtare e Gruas është tashmë zyrtarisht ditë pushimi për gratë në disa shtete si: Kubë, Gjerogji, Kazakistan, Mal të Zi, Rusi, Vietnam, Zambia, Uganda, Armeni, Bjellorusi, Kinë, Vietnam dhe Ukrainë.
Në disa shtete festohet bazuar në tradita, p.sh. në Itali grave u dhurohen buqeta me lule, ndërsa në Kosovë edhe këtë vit u marshua nën thirrjen “Marshojmë s’festojmë për një jetë pa dhunë ndaj vajzave dhe grave” /Katror.info
Përgatiti:
