Kompania Ujësjellësi Rajonal “Prishtina”, po bënë shpërndarjen e ujit për qytetarët përmes autoboteve.
Uji po shpërndahet në disa lagje të kryeqytetit, transmeton Telegrafi. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës rekomandoi që uji i rrjedhshëm të mos përdoret për pije, e as për gatim dhe kjo vlen për pjesën më të madhe të Prishtinës dhe të fshatrave përreth saj.
Instituti ka marrë këtë vendim pas analizimit të 16 mostrave në Zonën – PR03, e cila furnizohet nga Impianti për trajtimin e ujit në Badovc.
IKSHPK ka njoftuar se uji mund të përdoret vetëm për higjienë.
Bazuar në të dhënat e deritashme, paraqitja e “fenomenit” te Manganit në Liqenin e Badovcit është dukuri e vazhdueshme, e cila ndodh kryesisht në kohën e ndërrimit të stinëve.
Kjo dukuri në vitin e kaluar ishte shqetësuese, sepse përveç vlerave të shtuara të Manganit, u shoqërua edhe me kohëzgjatje të këtij fenomeni.
Andaj, Instituti u rekomandon qytetarëve, që deri në njoftim tjeter ujin mos ta përdorin për pije, por vetëm për higjienë dhe pastrim./Katror.info