Javën e kaluar u luajtën ndeshjet e fundit për kualifikueset e EURO2024.
Kombëtarja shqiptare arriti të kualifikohej duke qenë e para në grupin E. Përveç pikëve që morëm, Kombëtarja jonë dhuroi spektakël me lojën e bukur dhe golat e shënuar nga ndeshja në ndeshje.
Këto gola kanë bërë që UEFA, të përzgjedhë dy prej tyre si më të bukurit e Top10 së kualifikueseve.
🔟 amazing contenders for Goal of the Qualifiers! 😍
Tap below to vote for your favourite 👇
* Goals selected by UEFA's Technical Observer panel#EQGOTQ | @AlipayPlus
— UEFA EURO 2024 (@EURO2024) November 27, 2023
Në listën ku nuk mungojnë yje si Mbappe apo Saka, Shqipëria është e vetmja kombëtare që ka dy gola të përzgjedhur nga UEFA.
Kuqezinjtë përfaqësohen nga Kristjan Asllani me golin e tij në ndeshjen ndaj Ishujve Faroe dhe Jasir Asani me golin në ndeshjen kundër Polonisë.
Që djemtë tanë të fitojnë “titullin” si goli më i mirë i kualifikueseve duhet të votoni në faqen zyrtare të UEFA-s./Katror.info