Reald Ruçi është një kultivues i erzës së shafranit në Berat është shprehur se Shqipëria prodhon shafranin më të mirë në botë.
Ai tha se në këtë rezultat kanë arritur pas disa analizave që kanë bërë në disa shafrane të botës.
“Ne jemi shumë të vegjël në krahasim me prodhuesit e tjerë botëror. Vendi i parë që prodhon shafranin është Irani, vendi i dytë është Greqia. Dua të theksoj se vendi ynë bën shafranin më të mirë në botë. Ne kemi testuar disa vende të ndryshme dhe mesa kam parë unë, analizat e shafranit tonë është një nga shafranët më të mirë. Për momentin nuk shes jashtë. Unë shafranin e shes brenda vendit”- theksoi ai në emisionin ‘Good Morning Albanians’ në Euronews Albania. /Katror.info
Përgatiti:
