Harrojeni Charlie Brown, një kungull i ri gjigant prapë në qytet!
Skulptura e mrekullueshme në formë kungulli u ri-krijua nga artististja japoneze Yayoi Kusama,
e cila po ashtu ka qenë mendja krijuese e ekspozitës së famshme “Infinity Rooms”. Duket se
kungujt janë të preferuarit e saj (edhe pse, kungujt dhe …nejse s’ka rëndësi).
Gjithsesi, skulptura u riinstalua së fundmi më 4 tetor në ishullin Naoshima pasi u përmbys nga
deti dhe u dëmtua tejet shumë gjatë një tajfuni verën e kaluar.
Banorët vendas, studentë dhe zyrtarë u mblodhën për ta festuar ri-vendosjen e skulpturës si
monumenti më i veçantë në ishullin e artit, në ishullin Naoshima, i cili ndodhet në detin Inland
Seto. Ky kungull e ka vendin aty që nga viti 1994.
- Advertisement -
Në fakt, kungulli i ri i vendosur së fundmi ngjan me të kaluarin, ndonëse Kusama dhe ekipi i saj
e krijuan një krejtësisht të ri, duke u bazuar në origjinalin që u dëmtua.
Kungulli është shndërruar në një simbol për ishullin, kështu që banorët thonë se gëzohen ta shohin kungullin përsëri të kompletuar me gjithë madhështinë e tij.
Skulptura, me ngjyrë të verdhë, e cila është 2 metra e gjatë dhe 2.5 metra e gjerë, është e
punuar nga plastika e përforcuar me tekstil me fije qelqi. Skulptura u nda në tri pjesë në gusht të
vitit 2021, gjatë tajfunit.