Tashmë është vendosur edhe se kush do të jetë prezantuesi i çmimeve Grammy 2023. E gjeni dot se kush është?

Pikërisht Trevor Noah! Gjithashtu, ai do të jetë gjithashtu pjesë e ‘The Daily Show’.
Ndarja e çmimeve do të mbahet me 6 shkurt 2023, e në listën e nominmeve nuk ka si të mungojë njëra prej artisteve shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha.
Ajo është në garë për “Këngën më të mirë ritmike/elektronike” për hitin “I’m good (Blue)” në bashkëpunim me DJ-in e famshëm, David Guetta. Ky është nominimi i tretë i saj për Grammy në karrierë.
Në po të njëjtën kategori për të fituar këtë çmim, ajo ka një konkurrencë mjaft të fortë pasi e nominuar është edhe vet diva e muzikës botërore, Beyonce.
Beyoncé dhe Adele janë yjet që kanë kryesuar me nominimet në çmimet e Grammy Awards 2023. Të dyja artistet janë nominuar për albumin e vitit.
Kendrick Lamar është kandidati i dytë më i madh i këtij viti, me tetë nominime për albumin e tij të katërt Mr Morale and the Big Steppers dhe “The Heart Part 5”.
Shiko këtu listën e plotë e nominimeve për Grammy Awards 2023.