Nëntë kandidatë janë përzgjedhur për intervistë për pozitën e Drejtorit të Bordit të Postës së Kosovës.
Sipas njoftimit zyrtar nga Zyra e Kryeministrit, kandidatët që do t’i nënshtrohen intervistës me gojë janë: Selvete Xhigoli, Kreshnike Dreshaj, Agim Muçaj, Sebahate Rexha, Visar Nura, Arsim Gjinovci, Gëzim Paci, Malush Mjaku dhe Safije Beseni-Shala.
Në njoftim thuhet se në përputhje me Ligjin nr. 05/L-031 për procedurat e përgjithshme administrative, kandidatët që nuk janë përfshirë në listën e ngushtë kanë të drejtë të ushtrojnë ankesë brenda 30 ditëve nga data e publikimit të kësaj liste.
Vlen të theksohet se Gëzim Paci, njëri nga kandidatët e përzgjedhur, është emëruar kryesues i Bordit të Postës së Kosovës nga Qeveria e Republikës së Kosovës në shtator 2024. /Katror.info
Përgatiti:
