katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    8 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    8 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    8 months ago
    Postimet e fundit
    Energjia në treg të lirë: Ndikimi në çmimet e shërbimeve publike
    1 hour ago
    Rutte bën thirrje për shtim masiv të kapaciteteve ushtarake të NATO-s
    2 hours ago
    KEK shtyn afatin për bizneset për lidhjen e kontratave për furnizim me energji elektrike 
    2 hours ago
    Zgjedhjet lokale mbahen më 12 tetor
    4 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Dokumentari ‘Return to Kosovo’ shfaqet të premten në Shqipëri
    3 hours ago
    Rikthehet gjallëria në Bibliotekën “Hivzi Sulejmani” në Ulpianë
    4 hours ago
    Kosova përfaqësohet në Expo Osaka 2025 në Japoni
    6 hours ago
    Nis rinovimi i banesave sociale me energji më efikase në Prizren
    6 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Mitrovica do të mirëpres 200 organizata kulturore nga Evropa në vitin 2027
    3 hours ago
    Jefferson Airplane, muzika e vullnetarëve të revoltës në Amerikë
    1 day ago
    Ermonela Jaho performon nesër në Prishtinë
    2 days ago
    Osmani nderon artistin Musa Piperku në koncertin “Kanga jonë 2025”
    2 days ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    CEO i “Anthropic” flet për vendet e punës që do të transformohen nga AI
    4 days ago
    Oclean X Ultra S: Furça e parë elektrike që flet me ju
    4 days ago
    Mediet britanike kritikojnë planet e AI për përmbajtje të mbrojtur
    4 days ago
    TikTok lançon platformën “TikTok për Artistët” për të mbështetur krijuesit muzikorë
    5 days ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Niseshteja në ushqimet tona të përditshme dhe ndikimi i saj në shëndet
    4 days ago
    Si të përgatisni në shtëpi lëngjet më të mira për pastrimin e trupit
    5 days ago
    Varësia ndaj sheqerit, çfarë është dhe si mund ta kontrolloni
    5 days ago
    Si të zgjidhni domatet më të mira dhe t’i ruani për më gjatë
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    8 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Mendoni se e njihni Korenë e Jugut?! Ja 3 gjëra që duhet të dini para se ta vizitoni këtë vend…
    5 days ago
    DailyMail: Ksamili si “Maldivet e Evropës”
    6 days ago
    “Lonely Planet”: Si të kaloni ditë të paharrueshme në Alpet Shqiptare
    1 week ago
    UNESCO rekomandon që Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat i Biosferës, në shtator pritet miratimi
    2 weeks ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Kush është Gentiana Zyba, vajza e ‘alpeve zvicerane’?
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme të mira

Kush është Gentiana Zyba, vajza e ‘alpeve zvicerane’?

Last updated: 12/06/2023 2:00 AM
199 Shikime
Shpërndaje
Foto: Albinfo
Foto: Albinfo

Për Gentiana Zyben fillimisht mjafton dëshira, puna dhe vullneti për të arritur në realizimin e ëndrrave, aty ku do. Ajo është një vajzë energjike, me ambicie të mëdha për jetën, duke mos ndaluar së punuari për synimet dhe qëllimet e saj.

Nga këndvështrimi i parë, te Gentiana vërehen shumë veçanti, por ajo që dallohet më shumë është entuziasmi që ka për alpinizëm.

Mbase, e gjithë kjo dashuri për alpinizëm nuk është rastësi, pasiqë vetë emri saj, Gentiana, është lule e Alpeve, që rritet në lartësi mbidetare 1600 metra dhe ka një histori ilire në vete.

Mundesh me e lexu edhe…

Rutte bën thirrje për shtim masiv të kapaciteteve ushtarake të NATO-s

 Jeta dhe pasioni i saj

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Gentiana Zyba rrjedh nga një familje shqiptare, prindërit e së cilës janë me prejardhje nga Kosova.

“Unë vij nga një fshat i Suharekës (Therandës), aty ku edhe e kam nisur shkollën fillore, deri në klasën e pestë. Pastaj u shpërngula me familje në Zvicër, ku edhe kam mbaruar studimet «Bachelor» në degën ‘Ekonomi dhe Biznes’. Kam punuar punë të ndryshme, në fabrikë të bombonave, në produksion, po ashtu jam marrë me modelizëm, kam organizuar festivale ‘outdoor’ të muzikës dhe tani, për momentin, punoj në fushën e financave në “Trading” në banken UBS”, tregon Zyba.

Foto; Albinfo
Foto; Albinfo

Si një shqiptare e Kosovës, ajo nuk ka frikë nga ballafaqimet me alpinizëm, përkundrazi, për të është një aventurë që i dhuron shumë shije. Ajo bëri shumë “zhurmë” në Zvicër. Madje, u komentua si ‘Vajza Alpine Zvicerane’, më energjike që po shkel shumë maja.

“Dëshira për të udhëtuar, për të parë më shumë, për të bërë më shumë në përgjithësi, me shtyu të eksploroj botën dhe të provoj gjëra të ndryshme. Kisha filluar ‘climbing’ që moti, në fakt, më ishte bërë fiksim. Me një verë para 5 vjetëve grumbullova shoqërinë dhe ua mbusha mendjen të ngjitemi me guidë në majën më të lehtë mbi 4000 metra, në Zvicër, Breithorn. E cila është një ecje e lehtë dhe joteknike. Për mua aty ishte fillim, ndërsa për tre shokët e tjerë, mbetën me atë”, shpjegon Zyba duke qeshur.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Alpinizmi për Gentianen është sfidë mendore dhe fizike. Është sport i forcës, durimit, guximit dhe pjekurisë mendore.

“Në nivelin mendor, alpinistët kanë nevojë për përqendrim të palëkundur, vendosmëri dhe aftësinë për të tejkaluar dështimet. Në nivelin fizik, ngjitja e bjeshkëve të larta e shtyn trupin si shumë pak sporte të tjera”, tregon ajo.

Foto: Albinfo
Foto: Albinfo

E pyetur rreth përvojave në ngjitjet shkëmbore në Zvicër dhe jashtë vendit, Gentiana tregon se vitin e kaluar ka bërë ngjitje të ndryshme në majën mbi 4000 metra në Zvicër, por jo vetëm:

“Kam bërë një ngjitje të ‘Vullkanit Acatenango’, 3976 m, në Guatemala, ku të sjellë një pamje të mahnitshme vullkani që gjithmonë është aktiv, “Fuego”. Të them të drejtën, gjatë gjithë natës s’kam bërë asnjë sy gjumi. Çdo shpërthim i vullkanit ishte spektakular, të jesh aq afër, të ndjesh tokën duke u dridhur, teksa sheh llavën duke rrjedhur me nxehtësinë që e lëshon, është kënaqësi. Po ashtu, shumë mirë kam kaluar edhe në Greqi, në shtator 2022, me grupin nga Kosova “Kosovo Mountain Club”. U ngjitëm në majën më të lartë në Greqi. Ishte pikërisht maja ‘Olymp’, me një lartësi prej 2,918 metrash mbi nivelin e detit”.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Përshkrimi i udhëtimit në Nepal: I vështirë dhe mbresëlënës

Nëse doni të futeni në adrenalinë dhe të eksploroni vende që nuk i keni parë më parë, pikat e alpinizmit janë mjaft frytdhënëse dhe mahnitëse. E njëjta gjë ishte edhe Ama Dablam, për Gentianën.

“Me vjen vështirë të gjej fjalët e duhra dhe të përshkruaj këtë eksperiencë. Ekspedita për të ngjitur në Ama Dablam kërkon aftësi të larta alpine, kohë të mirë të aklimatizimit në lartësi dhe një ekip të specializuar për ta bërë atë me siguri. Unë me Nimsdai dhe Elite Expedition u ndjeva shumë e sigurt gjatë gjithë ekspeditës, që zgjati 3 javë”, tregon Zyba.

Ndërsa sa i përket se është ky sport i përshtatshëm për gratë krahas burrave, Zyba shprehet se nganjëherë ato janë më të qëndrushme.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Në shumë raste, gratë mund të jenë më të suksesshme se burrat në alpinizëm, sepse kanë aftësi të veçanta, si fleksibilitet, që mund të bëjnë që ngjitja të jetë më lehtë dhe më e suksesshme. Unë jam në dijeni që edhe dy femra të tjera nga Kosova janë ngjitur në majën Ama Dablam. Njëra prej tyre është Uta Ibrahimi, e cila është inspirim jo vetëm për mua, por edhe për shumë vajza të tjera”, tha ajo.

Nga të gjitha destinacionet që i ka kaluar Gentiana, tregon se dy destinacionet më të bukura kanë qenë ajo e ‘Bjeshkëve të Nemuna’ dhe Ama Dablam.

“Dua t’i cek dy, edhe pse secila ngjitje është një përvojë unike dhe e veçantë, ku merr vlera të ndryshme. E para është Ama Dablam, në Nepal. Mbase ka qenë sfida më e madhe mentale dhe fizike, deri në limitet e mia. Jo vetëm arritja e majës më të lartë, por të tërë udhëtimin e konsideroj si një përvojë madhështore. Dhe, s’mund dot pa e përmendur edhe ngjitjen në majën e Vajushës. Nuk mund ta harroj pamjen madhështore, impresionuese të Bjeshkëve të Nemuna. Ndoshta ishte edhe për shkak të emocioneve, se isha në vendin tim”, thotë ajo.

Për fund, Gentiana Zyba tregon për lexuesit e revistës Albinfo.ch se destinacioni i radhës është pikërisht Zvicra, si vendi më alpik në botë dhe Shqipëria.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Do të ngjitem në Matterhorn në Zvicër në fillim të verës. Jam në diskutim me Nims dhe ekipin e tij për një ngjitje në një maje mbi 8000 metra lartësi mbidetare. Nuk kam vendosur a është Everesti apo ndonjë tjetër maje. Po ashtu, mezi pres edhe ngjitjen e radhës në Alpet tona shqiptare, në Valbonë”, përfundon Zyba.

Shumica e alpinistëve ekspertë sugjerojnë që vizita nga tetori e tutje konsiderohet më të mira. Për arsye se bora është në kontroll dhe nuk do të imponojë rreziqe të rrëshqitjeve të dheut apo stuhive, të cilat mund të jenë edhe fatale për individin.

Vlen të theksohet se ngjitja e majës “Summit push” përmban seksione vertikale, ngjitje me crampon nëpër akull, dhe pjesë të shumta të ekspozuara që kërkojnë aftësi të larta alpinistike me rrëzikshmëri. Po ashtu, temperaturat e ftohta janë vetëm një nga sfidat me të cilat ballafaqohesh. Thuhet se në këto lartësi ajri është më i hollë dhe ka më pak oksigjen.

Gentiana tregon se klima në këto lartësi ndikon në trupin e njeriut dhe çdo lëvizje është më e vështirë.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Mungesa e oksigjenit në trup mund të ndodhin raste të sëmundjes së lartësisë ose hipoksia akute. Në raste të rënda, mund të kalojë edhe në vdekje. Edhe gjatë kohës kur isha unë aty, dy persona humbën jetën gjatë kësaj ngjitjeje. Unë kisha disa simptoma të lehta, si dhimbje koke dhe vështirësi në frymëmarrje. Për t’iu shmangur këtyre rreziqe, ne jemi ngjitur gradualisht dhe kemi qëndruar disa ditë në kampin bazë (4600m) për të aklimatizuar trupin”.

Tutje Gentiana rrëfen se më 10 nëntor 2022, rreth drekës, arritën më në fund në majën e Ama Dablam.

“Emocionet që kam ndier janë vështirë për t’u përshkruar. Ndjeja kënaqësi, gëzim, lehtësim, qetësi dhe krenari. Shpërblimi i pamjes së shkëlqyeshme dhe ndjesia e triumfit është e padiskutueshme”, shprehet Zyba./Katror.info

Marrë nga Albinfo.ch

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Rriten shtesat për lehona
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Kosova mikpritëse e mijëra trupave ushtarake për “Defender 2025”
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Rama pret liderët evropianë në Tiranë nën tingujt e këngës “Zjerm”
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    FPPK dhe KPP Priping nënshkruajnë marrëveshje për Prishtina Open 2025
TAGGED:Alpet ZviceraneGentiana Zybahikinglajme të miraNgjitjapeopletop4Tophome

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Ekipi i Kosovës fiton dy medalje të arta në kampionatin ballkanik të xhudos
Artikulli i ardhshëm Foto: Hemmings Pse gomat e veturave dikur ishin të bardha?

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme të mira

Dokumentari ‘Return to Kosovo’ shfaqet të premten në Shqipëri

11 Shikime
Lajme të mira

Rikthehet gjallëria në Bibliotekën “Hivzi Sulejmani” në Ulpianë

23 Shikime
Lajme të mira

Kosova përfaqësohet në Expo Osaka 2025 në Japoni

11 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?