Kupa e Botës, “Katar 2022” ishte padyshim një nga Botëroret me më shumë surpriza e spektakël, ku shumë lojtarë të rinj treguan talentin e tyre, gjë e cila u pasqyrua dhe në çmimet e kartonave.
Një ndër ta është dhe Kylian Mbappe, i cili pas Kupës së Botës 2022 u bë lojtari më i shtrenjtë në botë sipas Transfermarkt.
Me këtë “ngritje çmimi”, Mbappe ia kaloi sulmuesit të Manchester Cityt, Erling Haaland, i cili vlerësohet nga Transfermarkt me 170 milionë euro, në listën e lojtarëve më të shtrenjtë në botë.
Top 10 lojtarët më të shtrenjtë në botë sipas Transfermarkt pas Kupës së Botës 2022:
Kylian Mbappé (PSG/Francë) 180 milionë euro
Erling Haaland (Manchester City / Norvegji) – 170 milionë euro;
Vinicius Junior ( Real Madrid / Brazil) – 120 milionë euro;
Jude Bellingham (Borussia Dortmund/Angli) 110 milionë euro (çmimi para “Katar 2022” – 90 milionë euro)
Phil Foden (Manchester City/Angli) – 110 milionë euro;
Pedri (Barcelona / Spanjë) – 100 milionë euro;
Jamal Musiala ( Bavari / Gjermani) – 100 milionë euro;
Bukayo Saka (Arsenal/Angli) – 100 milionë euro (çmimi para “Katar 2022” – 90 milionë euro);
Federico Valverde (Real Madrid / Uruguaj) – 100 milionë euro;
Gavi ( Barcelona / Spanjë ) – 90 milionë euro../Katror.info