Bodybuilderi nga Kosova, Kushtrim Bajraktaraj ka trimfuar në dy kategori në kupën e evropës IFBB në këtë sport, në garë që u organizua në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë.
Bajraktaraj fitoi fillimisht kategorinë deri në 90 kilogramë, dhe pastaj u shpall kampion absolut (overall) duke rrëmbyer çmimin kryesor në këtë kupë.
Kushtrim Bajraktaraj, në karrierën e tij ka fituar mbi 11 medalje të ndryshme ndërkombëtare, duke përfshirë ato në kampionate botërore, evropiane dhe ballkanike ne sportin e bodybuildingut./Katror.info