A ke ra n’hall se çka me marrë me vehte n’punë, sepse edhe ushqimi i gatshëm t’asht ba bajat? Mos u merakos, sepse ne e kemi nji super ide se çka mundesh me përgatitë e me marrë me vehte n’punë.
Kuti pauze me perime dhe humus asht sygjerimi jonë për kando që don me u ushqy mirë, shnetshëm e pa u lodhë shumë n’përgatitje t’shujtave. Andaj, edhe ky sygjerim asht ma i lehtë se e lehta. Këtë e dëshmojnë udhëzimet tona t’maposhtme.
PËRBËRËSIT (1 SERVIM):
1 grusht tomatina
1 kastravec (i prerë n’rriska)
2 lugë gjelle humus
1 grusht ullinjë kallamata
2 rriska buke (t’prera n’gjysmë) ose 5 keksa t’njelbët
PËRGATITJA:
Shto humusin ndaras n’kutinë e pauzës. Bashko tomatinat dhe kastravecat, bashk me copëzat e bukës apo keksave t’njelbët e shto edhe ullinjtë diku ku nuk prekin bukën. N’ëso raste, kutitë me ndarje (mure) janë shpëtim. Vendose kutinë n’frigorifer e kurdo që untohesh nxjerre dhe haje – nuk ke nevojë me nxe asgja.
REZULTATI:
Ti mundesh t’njejëtën përgatitje me e ba edhe për fëmijët e me ua dhanë për shkollë, ose me përgatitë shujtën e njejtë për 2 ditë rreshtazi dhe me e rujtë n’frigorifer pa problem. Poashtu, mundesh këto shujta me i shoqnu me nga nji supë apo smoothie, që me qëndru i/e ngopun për ma gjatë. N’rast se dëshiron me përgatitë ndonji supë, përgatite njanën prej 4 supave tona. Kurse nëse je ma tepër kah anon për smoothie, ne ta rekomandojmë smoothie-n/langun me mollë t’gjelbër. Shijo!
Ky artikull është përgatit’ nga Kaltrina Zhushi. Për me pa receta të mira dhe te shëndetshme, mundeni me e vizitu blogun e saj në Instagram @gurmaneria