Kur planifikoni udhëtimin tuaj, duhet të konsideroni me kujdes të gjitha shpenzimet që mund të bëni.
Një nga ato shpenzimet e “fshehura” që ne e anashkalojmë lehtësisht janë ato të transportit. Qoftë me taksi, autobus apo tren, kalimi nga pika A në pikën B mund të kushtojë shumë nëse jeni duke eksploruar një destinacion të ri, veçanërisht nëse është një qytet.
Luksemburgu është pothuajse vendi më i vogël në Bashkimin Evropian për nga madhësia, por kjo është arsyeja pse ai është ndër vendet e para për bruto prodhim të brendshëm për kokë banori në botë, veçanërisht për shkak të qendrave të shumta bankare dhe gjithë sektorit të financave të vendosur në këtë vend. Luksemburgu ofron transport publik falas për të gjithë, madje edhe për turistët.

Në Luksemburg, njerëzit mund të shfrytëzojnë të gjithë autobusët, trenat dhe tramvajet pa pagesë. Transporti është falas që nga shkurti i vitit 2020 dhe fushata u nis për të reduktuar ndikimin e dëmshëm në mjedis.
Pra, nëse po mendoni të udhëtoni në të ardhmen e afërt, Luksemburgu mund të jetë një opsion i mirë. Nuk do të keni nevojë për harta, telefona, shkëmbim valutor ose bileta. Gjithçka është falas dhe e organizuar mjaft mirë.
Përjashtimi i vetëm nga rregulli është udhëtimi i klasit të parë, i cili, siç mund të pritet, do t’ju kushtojë shumë. Gjithçka tjetër është falas, dhe punonjësit e transportit publik nuk e kanë humbur punën, thjesht kalojnë më pak kohë duke kontrolluar biletat. /Katror.info