La Liga dhe Puma kanë zbuluar topin e ri dimëror për sezonin 2025-26.
Topi i ri do të ketë ngjyrën e verdhë, ndryshe nga sezoni i kaluar që kishte ngjyrën portokalli.
Kjo bëhet për shkak të temperaturave të ftohta, ku në rast të ndonjë reshjeje bore topi të jetë më i dallueshëm për lojtarët dhe për shikuesit si në stadium ashtu dhe ata para ekranit.
Topi pritet të debutojë në ndeshjet e kësaj fundjave në La Liga./Katror.info











