Një pamje spektakolare është regjistruar së fundmi në lagunën e Kune-Vain në Shëngjin, ku flamingot të cilat ishin parë të vinin vetëm në stinën e vjeshtës, tashmë kanë ardhur edhe në stinën e ftohtë të dimrit.
Pak ditë më parë ky lloj shpendi u pa edhe në Liqenin e Pogradecit, edhe pse habitati i tyre i zakonshëm janë lagunat.
Flamingot janë lloji i shpendëve që parapëlqejnë ujërat e ftohta dhe ajo që bie në sy teksa i sheh, është qëndrimi i tyre. Ato një këmbë e mbështesin mirë në tokë dhe këmbën tjetër e mbledhin pas trupit, veprim që sipas studiuesve i ndihmon flamingot të ruajnë temperaturën e trupit, shkruan Living.al.
Për këtë ka njoftuar edhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një postim në rrjetin social Facebook./Katror.info