Zhvilluesi japonez “Pocketpair” arriti një sukses të papritur me lojën e tij “Palworld”, duke shitur 7 milionë njësi në më pak se një javë vetëm në shërbimin PC Steam.
“#Palworld ka shitur mbi 7 milionë kopje në vetëm 5 ditë! Faleminderit shumë!! Ne vazhdojmë të punojmë shumë për të adresuar problemet dhe defektet që disa përdorues po përjetojnë”, kështu është njoftuar nga kompania në adresën zyrtare në platformën ‘X”, shkruan CNN.
Në vetë lojën, lojtarët e gjejnë veten në një botë të madhe dhe të hapur, duke kapur dhe përdorur krijesa të ngjashme me Pokemon në mjedis për të luftuar armiqtë (ndonjëherë me armë zjarri), për të luftuar urinë dhe për t’i mbijetuar elementeve.
Fansat e Pokémon në platformat Nintendo kanë qenë të zemëruar për ngjashmëritë e ngushta të modeleve të ndryshme të krijesave.
Zemërimi ka shkuar deri në atë nivel ku krijuesit e kësaj video-loje ka marrë edhe kërcënime./Katror.info