katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    11 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    11 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    11 months ago
    Postimet e fundit
    Prishtinës i shtohen 90 autobusë të rinj në transportin publik
    8 hours ago
    Zbulime të reja arkeologjike në kalanë e Kastërcit në Suharekë
    9 hours ago
    Ballkani Perëndimor, përfshirë Kosovën, mbetet prioritet në politikën e jashtme të Gjermanisë
    10 hours ago
    Sonte nis PriFest 2025 – Orari i filmave nga 9 deri më 14 shtator
    12 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Kori i Filharmonisë së Kosovës me debutim të suksesshëm në Gjermani
    10 hours ago
    Policia e Kosovës pranon donacion nga UNDP
    10 hours ago
    FSK dhe Bundeswehr, bashkëpunim strategjik në edukimin ushtarak
    10 hours ago
    Gazetarët bëjnë thirrje për raportim etik gjatë fushatës zgjedhore
    11 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Vargjet e Plator Gashit në bilbordet e Anacaprit dhe Napolit
    11 hours ago
    Annalena Baerbock emërohet Presidente e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së
    13 hours ago
    The Great Gatsby feston 100 vjet
    1 day ago
    Ariana Grande fiton Videon e Vitit në MTV VMA 2025
    2 days ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Gjykata vendos: Google nuk do të detyrohet ta shesë Chrome ose Android
    1 week ago
    “Google Pixel 10” me IA të integruar sfidon “Apple”
    3 weeks ago
    Metoda virale në TikTok që po ndihmon njerëzit të kursejnë para
    3 weeks ago
    Katy Perry në koncert: Unë nuk jam Dua Lipa, jam tezja e Dua Lipës
    4 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Një udhëtim nëpërmjet barbecues së SHBA-ve
    6 days ago
    A e dini se çfarë i ndodh organizmit nëse nuk konsumoni produkte bulmeti?
    1 week ago
    Çokollata e zezë ndihmon me kujtesën dhe zemrën
    2 weeks ago
    “Dubai” çokollata e ktheu fëstëkun në një biznes shumë fitimprurës
    3 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    11 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Ky qytet evropian u shpall më i miri në Evropë për turistët
    2 days ago
    Një udhëtim nëpërmjet barbecues së SHBA-ve
    6 days ago
    Uta Ibrahimi për The Guardian: “Do të doja që gurët këtu të flisnin”
    6 days ago
    Liqeni i Komanit e Lumi i Shalës, mikpritës të mijëra vizitorëve që shijojnë përvojat e turizmit malor
    1 week ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Lakra e kuqe, tri herë më shumë vlera ushqyese sesa e bardha
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Life Style

Lakra e kuqe, tri herë më shumë vlera ushqyese sesa e bardha

Last updated: 19/03/2025 3:54 PM
65 Shikime
Shpërndaje
Foto: BBC

I thonë Lakra e Kuqe, por në të vërtetë ngjyra e saj është një vjollcë e thellë e ndezur, shija e së cilës të befason qiellzën. Lakra e kuqe është pjesë e tryezës sonë, jo vetëm për festa. Nëse mendoni që lakra e kuqe me lakrën e bardhë ndryshojnë vetëm nga ngjyra, ta dini se gaboheni rëndë. Lakra e kuqe është nga ato perime që është e shijshme kur hahet e gjallë ose e gatuar.

Lakrën e kuqe mund ta hamë në sallata, mund ta gatuajmë më avull apo ta përziejmë në një pjatë me perime të tjera. Fibra që gjendet tek lakra e kuqe njihet për punën e shkëlqyer në parandalimin e konstipacionit dhe rregullimin e sistemit tretës. Lexoni më poshtë listën e përfitimeve fantastike që merrni nga lakra e kuqe, e cila kultivohet me sukses në shumë rajone të Shqipërisë.

Lakra e kuqe apo lakra e bardhë?

Mundesh me e lexu edhe…

Të dyja lakrat janë të mira për shëndetin e njeriut, por lakra e kuqe është më e fuqishme në aspektin shëndetësor. Lakra e kuqe përmban 85% të dozës ditore të vitaminës C, ndërsa lakra e bardhë ka vetëm 47 përqind. Besoje ose jo, lakra e kuqe ka më shumë Vitaminë C se sa portokajt. Për më tepër, lakra e kuqe është nga ato të pakta perime me nivelin më të ulët të mbetjeve të pesticideve në lëkurën e saj.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Lakra e kuqe ka 10 herë më shumë vitaminë A se lakra e bardhë. Kjo e fundit ka dy herë më shumë vitaminë K se sa lakra e kuqe. Kur vjen puna tek hekuri, lakra e kuqe ka dyfishin në krahasim me lakrën e bardhë. Sa i përket antioksidantëve, lakra e kuqe është triumfatore dhe superiore.

Fuqi shtesë për sistemin imunitar

Lakra e kuqe është e pasur me vitaminën C, një antioksidant i rëndësishëm për sistemin tonë imunitar. Ajo stimulon qelizat e bardha duke krijuar një sistem të fortë mbrojtës në organizmin tonë. Sistemi imunitar është jashtëzakonisht i ndjeshëm ndaj raportit të oksidantëve dhe antioksidantëve, duke qenë se prodhimi i pakontrolluar i radikaleve të lira, mund të dëmtojë sistemet e mbrojtjes.

Radikalet e lira prodhohen në trup dhe dëmtojnë qelizat. Antioksidantët janë mekanizmat më të mirë mbrojtjes dhe përzënë nga trupi të gjithë qelizat e dëmshme. Lakra e kuqe ka aq shumë vitamin C sa që është një nga ushqimet me nivel më të lartë antioksidantësh në të gjithë zinxhirin ushqimor.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Lufton inflamacionet dhe artritin

Lakra e kuqe ka elementë të rëndësishëm që luftojnë inflamacionin. Shkencëtarët kanë provuar që konsumimi i lakrës së kuqe ka një efekt pozitiv në reduktimin e ënjtjeve. Inflamacioni mund të shkaktojë dhimbje dhe ënjtje në kyçe dhe gjymtyrë, ndaj një dietë e pasur me fruta dhe perime përfshirë lakrën e kuqe është e nevojshme. Ushqime të tilla anti inflamatore janë kura më natyrale në betejën kundër artritit dhe komplikacioneve që vijnë prej tij.

Ul rrezikun e osteoporozës, sëmundjes së kockave

Lakra e kuqe është e pasur me vitaminën K. A e dinit që vitamina K rrit masën e një proteine specifike të nevojshme për ruajtjen e kalciumit në kocka, duke ulur kështu rrezikun e osteoporozës? Disa studime mbi përfitimet e vitaminës K kanë zbuluar që marrja në sasi të mëdha të kësaj vitamine ndalon gërryerjen e kockave tek njerëzit që janë të diagnostikuar me osteoporozë. Masa kockore e njeriut formohet gjatë njëzet viteve të para të njeriut. Ajo vazhdon të qëndrojë e plotë në mënyrë konstante deri në moshën 40 vjecare.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Masa kockore tek gratë reduktohet pas menopauzës dhe vazhdon të bjerë ndjeshëm deri në moshën 70 vjecare. Ky proces rrit rrezikun e frakturave të kockave. Prandaj kockat duhen ruajtur me kujdes dhe vitamina K është e nevojshme për të vonuar dhe parandaluar gërryerjen e kockave.

Lufton sëmundjet kronike

Sëmundjet kronike si Alzherimeri, Huntington, Parkinson etj prekin 45 milionë njerëz në botën duke dëmtuar qelizat e trurit në mënyrë progresive deri në shkatërrrimin e tyre. Lakra e kuqe ka antioksidantë të pasur që parandalojnë ose kthejnë mbrapsht dëmtimet në ADN.

Mbron stomakun

Ushqimet probiotike i japin sistemit tonë tretës një dozë të mirë bakteresh të nevojshme. Këto baktere krijohen në kombinimin e duhur të lakrës së kuqe, kripës dhe gjatë procesit të fermentimit. /Katror.info

Përgatiti:

Jetlira Ademi
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    10 këshilla për të përfituar sa më shumë nga fundjavat tuaja
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Meta po planifikon të investojë 15 miliardë dollarë për të arritur ‘inteligjencën superkompjuterike’
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Kjo është bima që ndihmon në parandalimin e Alzheimerit
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Çfarë është ecja japoneze dhe cilat janë përfitimet shëndetësore nga ajo?
TAGGED:lakra e kuqeLifestyletop3ushqimevitamina C

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Kombëtarja e Hendbollit të Kosovës fiton grantin olimpik prej 100 mijë dollarësh
Artikulli i ardhshëm “El Maestro” me katër koncerte në edicionin e 9-të me muzikantët nga gjithë Kosova

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Life Style

Vendet e Europës ku është më e lehtë për të ngarë makinën

7 Shikime
Life Style

Çfarë efekti ka nostalgjia në trurin tuaj?

7 Shikime
Life Style

iPhone 17 Air do të jetë sakrifica e Apple për vizionin e së ardhmes

15 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?