Ashtu si pritej, superylli spanjoll, Lamine Yamal e ka fituar Trofeun Kopa në ceremoninë Topi i Artë.
Ky trofe i ndahet futbollistit më të mirë të ri, shkruan koha.

Yamali është lojtari i parë më i ri se 18 vjet që e fiton trofeun Kopa. Ky trofe ndahet për futbollistët deri 21 vjet. Yamali shkëlqeu që në moshën 16-vjeçare. Tani i ka 17.
Sonte shpallet fituesi i “Topit të Artë”. Ceremonia mbahet në Paris.
“Topi i Artë” i jepet futbollistit më të mirë në botë dhe ndahet nga revista franceze “France Football”. /Katror.info