Tash e tutje, qytetarët dhe vizitorët e parkut të Gërmisë nëse dëshirojnë të informohen më tepër për shtigjet e ecjes dhe bukuritë që mund t’i gjejnë në Gërmi, mund të qasen në webfaqen e parkut të Gërmisë: www.germiapark.net
“Projekti për definimin, emërtimin dhe shënimin e rrjetit të shtigjeve të Gërmisë është iniciativë e Komunës së Prishtinës dhe Drejtorisë së Parqeve, komponentë kjo e artikuluar në Agjendën e Gjelbër të Prishtinës dhe aktet të cilat e promovojnë shëndetin, si dhe lëvizjen e lirë dhe të sigurt”, thuhet në njoftimin e Klubit Alpin Prishtina.
“Klubi Alpin Prishtina u angazhua në përmbajtjen e faqes, ndërsa #HorizonPlus e punoi faqen por edhe na udhëzoi në kontaktimin e burimeve të ndryshme nëpërmes të cilave ne e pasuruam përmbajtjen”.
“Faqja është ende duke u pasuruar me përmbajtje, prandaj gjatë lundrimit mund të hasni në komponenta që janë duke u punuar ende; sidoqoftë, jemi të hapur për sugjerime dhe materiale të cilat mund të vendosen në ueb faqe”, thuhet në njoftim.
Gjithashtu në këtë projekt ka kontribuuar edhe Pro Credit Bank./Katror.info