Largimi i Xavi-t në fund të këtij sezoni ka trazuar jo pak ambientin në shtëpinë e Barcelonës.
Presidenti Laporta është përballë një fakti të tillë, i duhet të gjejë një trajner të ri, për fat të mirë ka të gjithë kohën në dispozicion për të bërë zgjedhjen e duhur.
Mediat spanjolle po përpiqen këtë periudhë të gjejnë identikitin e duhur.
Mediumi Sport, një media shumë pranë klubin blugrana, shkruan këtë të martë se dëshira e madhe e presidentit Laporta është Jurgen Klopp.
Sport shtonse Klopp po ashtu është një opsion shumë i ndërlikuar pasi tekniku gjerman njoftoi se dëshiron të qëndrojë një vit pushim.
Sigurisht, Klopp nuk është kandidati i vetëm, ndërsa presidenti Laporta dhe stafi i tij do të nisin punën që nga java e ardhshme për të shqyrtuar të gjithë opsionet e mundshme.
Përballë një fakti të tillë, kur Xavi ka njoftuar largimin e tij, lojtarëve dhe i gjithë ambientit, nuk i mbetet gjë tjetër vetëm të bashkohen për të rikthyer Barcelonën te rezultatet pozitive.
Në këtë moment të vështirë ka menduar Lewandowski i cili bërë bashkë të gjithë lojtarët e Barcelonës në shtëpinë e tij, një takim miqësorë për të rikthyer frymën pozitive brenda ekipit./Katror.info