Laura Fazliu (-63kg) ka arritur në gjysëmfinale të World Judo Masters, Jerusalem 2022.
Laura në xhiron e parë pas një ndeshje në vazhdime mposhti me Wazaari francezen, Manon Deketer.
Fazliu në xhiron e dytë mposhti me Ippon sllovenen, Andreja Leski.
Në çerekfinale nënkampionia evropiane për seniore e mposhti me Wazaari dhe Ippon polaken, Angelika Szymanska.
Garuesja jonë në gjysëmfinale do të ndeshet kundër vendases, garuesen nga Izraeli, Gili Sharir.